Lidhje

SHBA: Një shkollë e re që ka shmangur librat nga mësimdhënia


Korrikun e kaluar, në Vali të Arizonës u hap një shkollë e re e mesme e pajisur me të gjitha burimet që pritet të gjenden në shkollat e sotme, me përjashtim të librava shkollorë. Në vend të librave, nxënësit janë pajisur me nga një kompjuter portativ, duke e bërë këtë shkollën e parë në Amerikë që nuk përdor libra shkollorë.

Ideja për përdorimin e kopjuterëve portativë në vend të librave lindi ndërkohë që administruesit, mësuesit dhe prindërit po hartonin planet për shkollën e re, e cila gjendet në periferi të qytetit Tuscon. Inspektori i arsimit, Calvin Baker, thotë se një komision vizitoi klasat që po përdornin pjesërisht kompjuterët portativë dhe nxorri dy përfundime. "I pari ishte se nxënësit që përdornin kompjuterë portativë ,ishin më të angazhuar dhe së dyti, ne menduam se mund të bënim më tepër me kompjuterë portativë sepse ne kishim rastin të hapnim një shkollë të re dhe në një farë mënyre të detyronim ndryshimin e mënyrës tradicionale duke mos blerë asnjë libër,” thotëzoti Baker.

Mësuesit ndihmuan në përpilimin e programit shkollor, shpesh duke eksperimentuar me ide të ndryshme në klasa ku ata kishin dhënë mësim më parë. Rrezultati është një shkollë ku kompjuterët portativë mund të gjenden në çdo lëndë, duke filluar nga spanishtja deri tek muzika dhe biologjia.

Michael Frank është mësues i biologjisë për vitin e parë ku nxënësit bëjnë eksperimente me veezë të qëruara. Ata shfrytëzojnë kompjuterët portativë për të gjetur udhëzimet për punën e tyre në laborator, të organizojnë të dhënat dhe rezultatet grafike. Zoti Frank thotë se është i vetëdijshëm për teknologjinë kompjuterike në mësimdhënie edhe në shkolla të tjera në të kaluarën, por kompjuterët portativë i shtyjnë nxënësit të angazhohen edhe më tepër.

Inspektori i arsimit, Calvin Baker, thotë se Shkolla e Mesme Empire ka epërrsinë sepse është e re, kështu që që administruesit mund të përzgjedhnin mësues që parapelqejnë teknologjinë e kompjuterëve portativë. Nxënësit kishin mundësinë të vendosnin nëse dëshironin të regjistroheshin në këtë shkollë kështu që edhe ata janë mjaft entuziastë. Dhe që nga hapja e dyerve, shkolla Empire nuk ka shpenzuar asnjë dollar për libra. "Pajisja e një nxënësi me libra për katër vjet kushton rreth 500 dollarë. Kështu që ne investuam ato para në kompjuterë portativë,” thotë inspektori Baker.

Mirëpo, kjo përpjekje u ndesh në shumë sfida. Një prej tyre, thotë zoti Baker, është vështirësia teknologjike. Është vështirë të kesh qasje të shpejtë në internet për 350 nxënës në të njejtën kohë. Ka pasur edhe të papritura që kur filloi kjo përpjekje. Matt Federof ,Drejtori Teknologjik i shkollës, thotë se shfrytëzimi i kopmjuterit vetëm për argtim nuk ndihmon me deomos të fitosh edhe aftësi të nevojshme në shkollë. "Ne mendonim se fëmijët do tëp ishin më të aftë në spërdorimin e kompjuterit,” thotë zoti Federov.

Por administruesit thonë se përgjithsisht sistemi po punon mirë dhe duke se edhe nxënësit pajtohen me këtë mendim. Justin Platt, nxënës i vitit të dytë, thotë se është një lehtësim pasi nuk të duhet të sjellësh libra në shkollë. "Je shumë më i organizuar. Nuk duhet të mendosh të sjellësh materiale të ndryshme çdo ditë, sepse gjithmonë i ke me vete,” thotë Justin.

Krysie Granillo, gjithashtu nxënese e vitit të dytë, thotë se në këtë shkollë nota e saj mesatare është ngritur. A është kjo një valë e së ardhmes?

Calvin Baker beson se gjithnjë e më tepër shkolla do të shkojnë drejtë përdorimit të kompjuterëve portativë në vitet e ardhshme, por ai thotë gjthashtu se do të jetë vështirë të thyhet tradita e vjetër e të mësuarit. Zoti Baker theksoi gjithashtu se ai nuk po përpiqet ta bëjë shkollën Empire një shkollë teknologjike. Ai thotë se arsimimi i cilësisë së lartë ende varet nga puna a madhe, disiplina dhe mësimdhënia e mirë me kompjuterët portativë, duke u bërë një pjesë e natyrshme e klasave siç janë bërë pjesë e zakonshme e vendit të punës në mbarë Amerikën.

XS
SM
MD
LG