Lidhje

Sekretari Ramsfeld shpreh shqetësim për militarizimin e mëtejshëm të Kinës


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, ndodhet për një vizitë në Kinë. Ai u takua me Presidentin kinez dhe Ministrin e Mbrojtjes, që i mohuan përsëri akuzat se Pekini qëllimisht jep shifra më të ulta për shpenzimet e tij ushtarake. Zoti Rumsfeld vizitoi gjithashtu Shtabin e Artilerisë së Dytë të Kinës, ku përfshihet edhe programi strategjik i raketave bërthamore të saj.

Gjatë vizitës së zotit Rumsfeld, një gjeneral i lartë kinez e hodhi poshtë një sugjerim të kohëve të fundit në publik të një gjenerali tjetër, i cili ishte shprehur se Kina do t’i kishte përdorur raketat bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara, në se ato do të ndërhynin në një konflikt lidhur me Tajvanin. Gjenerali tha se politika kineze e ndalon përdorimin e para të armëve bërthamore në një konflikt. Gjatë takimit të sotëm, të dyja palët u zotuan për më tepër bashkëpunim në fushën ushtarake, por zoti Rumsfeld përsëriti gjithashtu shqetësimet lidhur me “sinjalet e ndryshme” mbi fuqizimin fshahurazi të ushtrisë kineze.

Kina ka deklaruar se shpenzon më tepër se 30 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen, por Pentagoni thotë se buxheti ushtarak i Kinës këtë vit është 90 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG