Lidhje

Uragani Vilma drejt Meksikës


Qenra kombëtare amerikane për uraganët thotë se uragani Vilma është dobësuar, por vazhdon të zhvendoset drejt gadishulit Jukatan të Meksikës si një uragan me potencial katastrofik të kategorisë 5.

Meteorologët thonë se uragani ka erëra me shpejtësi prej 260 kilometrash në orë dhe ndodhet 435 kilometra në juglindje të qytetit Kozulem të Meksikës. Ata thonë se Vilma po zhvendoset në veriperëndim me shpejtësi 11 kilometra në orë dhe pritet të dobësohet pak gjatë 24 orëve të ardhëshme.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganëve thotë se shumica e kompjuterëve tregojnë se stuhia po hyn në Gjirin e Meksikës dhe do të zhvendoset në lindje për të goditur bregdetin jugperëndimor të Floridës të dielën./al

XS
SM
MD
LG