Lidhje

Bashkimi Evropian mund të ndalojë importin e shpendëve të gjallë


Komisioni Evropian thotë se po shqyrton mundësinë e ndalimit të gjithë importimit të shpendëve të gjallë në Evropë. Kërkesën e bëri Britania pasi një papagall nga Amerika e Jugut ngordhi i prekur nga gripi gjatë kohës që ishte në karantinë.

Disa zyrtarë evropianë janë kundër bllokimit të importeve, të shqetësuar se kjo mund të çojë në krijimin e një tregu të zi. Vendimi mund të merret brenda disa ditësh.

Ndërkohë zyrtarët suedezë thanë se një rosë që u gjet e ngordhur në perëndim të Stokholmit ishte prekur nga një formë e lehtë gripi, jo nga i njejti virus që shkaktoi vdekjen e 60 njerëzve në Azi.

Zyrtarët e bujqësisë thanë sot se analizat tregojnë se është normale që 20 deri 30 përqind e rosave të egra të preken nga një formë e lehtë e gripit të shpendëve në këtë stinë të vitit. Zyrtarët thonë se nuk ka nevojë për masa të tjera shtesë.

XS
SM
MD
LG