Lidhje

Vdes Roza Parks nismëtarja e protestave civile në vitet ‘50


Roza Parks, gruaja zezake, e cila me refuzimin e saj për t’ia lëshuar vendin në autobuz një të bardhi, u bë shkas për fillimin e lëvizjes për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara, vdiq të hënën në moshën 92 vjeçare. Zonja Parks kishte disa vjet me gjëndje të rënduar shëndetësore në shtëpinë e saj në Detroit.

Në dhjetor të vitit 1955 ajo ishte në autobuz në qytetin Montgomery të Alabamës, kur shoferi e urdhëroi t’i lironte vendin një pasagjeri të bardhë. Ajo refuzoi dhe u arrestua. Incidenti bëri që afrikano-amerikanët në Montgomery t’i bojkotonin autobuzët për një vit. Në krye të protestës ishte një prift i ri, i panjohur në atë kohë, Martin Luther Kingu. Bojkotimi përfundoi vetëm kur Gjykata e Lartë vendosi që ndarja racore në sistemin e autobuzëve të qytetit ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Protesta në Montgomery shkaktoi një zinxhir ngjarjesh që çuan në shfuqizimin e ligjeve që përligjnin ndarjen dhe diskriminimin racor në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG