Lidhje

Kinë: Rasti i tretë i gripit të shpendëve brenda një jave


Në Kinë u vu re rasti i tretë i gripit të shpendëve brenda një jave. Rasti i fundit i njoftuar sot, u gjet në provincën Hunan. Sipas njoftimeve, nga virusi ngordhën 545 pula dhe rosa.

Dje virusi i shpendëve u gjet në provincën lindore Anhui, mes një tufe prej 2 mijë pulash dhe patash.

Po dje, zyrtarët e shëndetësisë në Indonezi thanë se një person i katërt vdiq i prekur nga virusi i gripit të shpendëve.

Zyrtarë të shëndetësisë nga 30 vende janë mbledhur në Kanada për të diskutuar rreth kercënimit që paraqet gripi i shpendëve. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja u zotuan gjatë konferencës të mbështesin përpjekjet globale për të parandaluar shpërthimin e një epidemie të gripit të shpendëve mes njerëzve.

XS
SM
MD
LG