Lidhje

Hetuesit e OKB-së: Sadami ka marrë rryshfete nga programi "Naftë për ushqime"


Një komision i pavarur thotë se ish diktatori i Irakut, Saddam Hussein, dhe qeveria e tij kishin marrë ryshfete të mëdha nga më shumë se dy mijë kompani në kuadër të programit naftë për ushqim të Kombeve të Bashkuara.

Grupi hetues i Kombeve të Bashkuara lëshoi një raport sot në të cilin thuhet se gjysma e kompanive që bënin pjesë në programin naftë për ushqim i paguan një shumë totale prej 1,8 miliardë dollarësh qeverisë së Saddamit. Mes këtyre kompanive janë edhe Volvo dhe Daimler Chrysler.

Rezultatet e hetimeve u publikuan sot në raportin e grupit hetues ku thuhet se programi u keq drejtua. Më vonë, Zvicra tha se ka filluar hetime kundër 4 njerëzve lidhur me skandalin naftë për ushqim.

Deri tani nuk është publikuar asnjë emër. Në bazë të planit të Kombeve të Bashkuara, që mbuloi vitet 1996-2003, Iraku u lejua të shiste naftë me qëllim që të blinte artikuj për nevoja humanitare, duke zbatuar kështu ndikimin e sanksioneve tek populli irakian. Në fillim të këtij viti, grupi hetues i Kombeve të Bashkuara akuzoi ish bashkërenduesin e programit naftë pë ushqin, Benon Sevan për korrupsion, akuzë që zoti Sevan e hodhi poshtë kategorikisht.

XS
SM
MD
LG