Lidhje

Presidenti kinez merr garanci se Koreja e Veriut do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve


Presidenti i Kinës Hu Gjintao tha se ka marrë garanci se Koreja e Veriut do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve lidhur me programin e saj të armëve bërthamore.

Zoti Hu, i cili ndodhet në Phenian për takime tri-ditëshe tha të shtunën se ka zhvilluar bisedime të hapura dhe të sinqerta me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Xhong-Il. Ai i tha së përditshmes zyrtare kineze se Pheniani është zotuar të përmbushë zotimet e tij dhe të marrë pjesë në bisedimet gjashtëpalëshe të muajit të ardhshëm në Pekin.

Pas një vizite në një fabrikë të re ushqimore të financuar nga Kina, zoti Hu tha se Pekini do të nxisë kompanitë kineze të investojnë më shumë në ekonominë e izoluar të Koresë së Veriut.

Ekspertët thonë se Kina dëshiron që Koreja e Veriut të zhvillojë ekonominë e saj në mënyrë që të kufizohet nevoja për ndihma kineze dhe të parandalohet një krizë politike që do të pasohej nga një valë refugjatësh koreano-veriorë në Kinën Verilindore.

Zoti Hu niset të hënën për një vizitë në Vietnam. //az//

XS
SM
MD
LG