Lidhje

Airbus 380 zhvillon provën e parë të fluturimit të tij në një aeroport civil


Aeroplani më i madh në botë, Airbus 380, u ul në Frankfurt në provën e parë të fluturimit të tij në një aeroport civil.

Udhëtimi nga fabrika e Airbusit në Tuluzë të Francës për në Gjermani ishte pjesë e një serie provash të aeroplanit para se A380 të fillojë shërbimet e fluturimit për pasagjerë me kompaninë Singapore Airlines nga fundi i vitit të ardhshëm.

Aeroplani i përdorur në provë ishte një zëvendësues i cili u vu në shërbim pasi teknikët vunë re një nxehje të tepërt të një prej motorëve të aeroplanit që do të bënte fillimisht udhëtimin.

Zyrtarët thanë se po testojnë paisjet për aeroplanin që mund të mbajë deri në 550 pasagjerë. Ata do të bëjnë një provë për t’u dhënë zjarrfikësve rastin të stërviten për trajtimin e rasteve të emergjencës në aeroplanin dy-katësh. Aeroplani do të kthehet në Tulusë nesër. //az//

XS
SM
MD
LG