Lidhje

Gjykata e Hagës shtyn afatin e vendimit të masave lehtësuese për mbrojtjen në liri të Haradinajt


Gjykata e Hagës e zgjati pezullimin e një vendimi të mëparshëm që parashikonte masa lehtësuese për mbrojtjen në liri të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Pezullimi u vendos më 12 tetor, dy ditë pas një vendimi që atij ti lejohej pjesëmarrja në jetën politike. Pezullimi erdhi pas një ankese të kryeprokurores së Gjyaktës së Hagës Carla del Ponte. Vendimi i sotëm ndërkaq zgjat pezullimin deri më 21 nëntor.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u akuzua në mars të këtij viti nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Akuzat lidhen me peirudhën e luftës në Kosovë kur ai ishte një nga komandantët e ish Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Zoti Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas ngritjes së akuzave dhe u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën e Hagës

XS
SM
MD
LG