Lidhje

Marti Ahtisari do të kryesojë negiaciatat mbi të ardhmen e Kosovës


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan emëroi ish presidentin e Finlandës, Maarti Ahtisaari për të kryesuar negociatat mbi të ardhmen e Kosovës. Zoti Annan e bëri rekomandimin e tij në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit, i cili pritet të marrë vendim për këtë çështje.

Si zëvendës të zotit Ahtisaari ai emëroi ish sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtëme austriake, Albert Rohan. Javën e Kaluar, Këshilli i Sigurimit dha dritën jeshile për fillimin e bisedimeve mbi të ardhmen e Kosovës.

XS
SM
MD
LG