Lidhje

Shtypi amerikan: CIA ka një qendër sekrete burgimi në Evropën Lindore


Një artikull i botuar sot në gazetën Washington Post thekson se CIA ka mbajtur nën arrest dhe ka marrë në pyetje persona që dyshohen si terroristë të al-Kaidës në një kompleks sekret që i përket periudhës komuniste në Evropën Lindore. E përditshmja njofton se ky kompleks është një prej objekteve të një sistemi sekret burgimi të ngritur nga CIA pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Gazeta shkruan se këto objekte, të cilat në dokumentet sekrete qeveritare njihen me termin “qendra të zeza” gjenden edhe në Tailandë dhe Afganistan. Një zëdhënës i qeverisë tailandeze e hodhi poshtë njoftimin, duke thënë se Tailanda kurrë nuk ka pasur në territorin e saj qendra burgimi për të dyshuar të al-Kaidës.

Washington Post thotë se burimi i këtij informacioni ishin zyrtarë amerikanë dhe të huaj, të cilët i njohin nga afër këto objekte. CIA, si zakonisht, nuk pranon të japë komente mbi çështje të tilla.

XS
SM
MD
LG