Lidhje

Ish këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Lewis Libby, deklaroi sot pafajësinë


Ish këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Lewis Libby, deklaroi sot pafajësinë ndaj akuzave që kanë lidhje me nxjerrjen e emrit të një agjenteje të CIA-s. Zoti Libby doli sot para një gjykatësi në Washington, për herë të parë që kur iu ngrit akt-padija të premten e kaluar.

Më pas, avokati i tij tha se zoti Libby synon të sqarojë çdo gjë që lidhet me të në gjyq me juri, proces, që mund të kërkojë që eprori tij, nën-presidenti Dick Cheney dhe zyrtarë të tjerë të lartë të dëshmojnë.

Shefi i Personelit të nën-presidentit Dick Cheney akuzohet për mashtrim, deklarata të reme dhe për pengim të drejtësisë gjatë një hetimi 2-vjeçar se kush e nxorri emrin e agjentes së CIA-s, e cila është e martuar me një kritik të hapur të politikës së Shtëpisë së Bardhë rreth luftës në Irak.

Pas ngritjes së akt-padisë, zoti Libby dha dorëheqjen. Edhe këshilltari i lartë i presidentit Bush, Karl Rove është i ndërlikuar në këtë çështje dhe rreth tij vazhdojnë hetimet.

XS
SM
MD
LG