Lidhje

Presidenti Bush dhe ai brazilian, da Silva, zotohen për tregtinë e lirë


Presidenti Bush dhe ai brazilian, Luis Inacio Lula da Silva, u zotuan se do të kërkojnë vendosjen e kushteve për tregtinë e lirë në shkallë botërore, përfshirë eliminimin e subvencioneve bujqësore ndaj shumë vendeve.

Të dy presidentët bënë deklarata përpara gazetarëve, pas takimit të sotëm në kryeqytetin brazilian, Brazilia. Ata thanë se janë të inkurajuar nga marrëdhëniet tregëtare amerikano-braziliane, për të cilat presidenti Bush u shpreh se janë të drejta dhe të barabarta.

Gjatë vizitës në Brazil, presidenti Bush u takua me një grup udhëheqësisht të rinj brazilianë dhe u tha se Shtetet e Bashkuara janë miq të Brazilit dhe se Uashingtoni kërkon begatinë e Amerikës Latine. Presidenti Bush arriti dje në Brazil, pasi mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të shteteve të kontinentit amerikan, të zhvilluar në Argjentinë, ku delegatët nuk arritën një konsensus për krijimin e një zone rajonale të tregëtisë së lirë.

Brazili ishte një nga vendet që u shpreh kundër tregëtisë së lirë për shtetet e hemisferës perëndimore.

XS
SM
MD
LG