Lidhje

Forcat amerikane dhe irakiane në Irak vazhdojnë operacionin kundër kryengritësve 


Rreth 3 mijë e 500 forca amerikane dhe irakiane po vazhdojnë operacionin kundër kryengritësve në afërsi të kufirit me Sirinë. Ushtria amerikane thotë se ka ndeshur në rezistencë të lehtë.

Gjenerali amerikan Donald Alston thotë se nuk ka patur ndonjë të vrarë nga forcat amerikane dhe irakiane dhe se ai nuk ka ende informacione për viktima në radhët e kryengritësve.

Forcat e koalicionit goditën dje nga ajri ato që i cilësojnë si baza të kryengritësve në qytetin Husaybah, përgjatë lumit Eufrat. Komandantët amerikanë thonë se ky qytet është ndalesa e parë e luftëtarëve të huaj që hujnë në Irak nga Siria.

Disa politikanë suni në rajon e kritikuan ofensivën duke thënbë se ajo po rrezikon jetën e banorëve vendas dhe mund të çojë në paqëndrueshmëri në rajonet suni të Irakut.

XS
SM
MD
LG