Lidhje

Zyrtarët: Gripi i shpendëve rrezikon të shndërrohet në një epidemi globale tek njerëzit


Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se është vetëm çështje kohe që infeksioni i gripit të shpendëve të shndërrohet në një epidemi globale tek njerëzit.

Zoti Lee-Jong Wook tha sot në një takim që u zhvillua në Gjenevë se deri tani, epidemia nuk është përhapur ende në mënyrë masive tek njerëzit, por ka shenja se ajo do të fillojë.

Zyrtarët thonë se në rastin e shpërthimit të një epidemie, ajo do të vriste miliona njerëz dhe do t’i kushtonte ekonomisë globale rreth 800 miliardë dollarë. Tani për tani, rastet e transmetimit të gripit nga shpendët tek njerëzit kanë qenë të rralla. Shumica e rreth 120 rasteve të llojit H5N1 të virusit të njoftuara tek njerëzit në vendet aziatike, kishin patur kontakte të drejtpërdrejta me zogjtë e infektuar, në pjesën e kokës. Por zyrtarët e shëndetësisë shqetësohen se ndërsa virusi përhapet tek zogjtë, shtohen shanset që ai të shndërrohet në një formë që transmetohet me lehtësi tek njerëzit, duke shkaktuar vdekjen e miliona vetëve.

XS
SM
MD
LG