Lidhje

SHBA: Demokratët fitojnë zgjedhjet për guvernator në Virxhinia dhe Nju Xhersi


Demokratët kanë fituar garat për guvernator në shtetet lindore amerikane Virxhinia dhe Nju Xhersi, ndërsa kryebashkiaku republikan i Nju Jorkut është rizgjedhur për një mandat të dytë.

Në Virxhinia, nënguvernatori Tim Kein shpalli fitoren mbi rivalin e tij republikan, ish-prokurorin e përgjithshëm Xheri Kilgor. Presidenti Bush bëri një ndalesë të shkurtër gjatë fushatës së zotit Kilgor në përpjekje për të siguruar mbështetje, por me sa duket pa rezultat.

Ndërkaq, demokrati Xhon Korzin mundi pa problem biznesmenin republikan Daglas Forester nga Nju Xhersi në garën për Senatin amerikan. Në mbarë vendin ka aktualisht 28 guvernatorë republikanë dhe 22 guvernatorë demokratë.

Vëzhguesit politikë i shohin këto zgjedhje si tregues të mbështetjes së publikut për presidentin Bush, veçanërisht ndërkohë që dy partitë kryesore përgatiten për zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kongresin amerikan. Mbështetja e publikut për presindetin ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Ndërkaq në Nju Jork miliarderi Maikëll Blumberg shpenzoi afro 100 milion dollarë nga paratë e veta për të mundur konkurentin demokrat Fernando Ferrer. Qyteti i Nju Jorkut ka më shumë votues të regjistruar si demokratë se sa si republikanë.

XS
SM
MD
LG