Lidhje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton njëzëri për zgjatjen e mandatit të forcave shumëkombëshe në Irak


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi njëzëri për zgjatjen e mandatit të forcave shumëkombëshe të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Rezoluta, e cila u miratua sot me 15 vota pro dhe asnjë kundër, e zgjat mandatin e qëndrimit të këtyre forcave edhe një vit, deri më 31 dhjetor 2006. Kjo masë kërkon që Këshilli i Sigurimit të rishikojë mandatin deri në qershor 2006 dhe thotë se këshilli mund t’i japë fund këtij mandati në çdo moment që i kërkon qeveria irakiane.

Në komentet e tij drejtuar sot këshillit, ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, John Bolton, tha se zgjatja e mandatit do t’i japë kohë qeverisë irakiane të konsolidojë autoritetin e saj.

Këshilli i Sigurimit miratoi mandatin e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në qershor 2004, rreth 15 muaj pas ndërhyrjes ushtarake që rrëzoi regjimin e Sadam Huseinit. Kryeministri i përkohshëm irakian Ibrahim Jafari ia kërkoi Këshillit të Sigurimit zgjatjen e këtij mandati muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG