Lidhje

Francë: Gjendje e jashtëzakonshme në më shumë se 30 qytete


Qeveria franceze ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në më shumë se 30 qytete, duke u dhënë autoriteteve lokale kompetencat për të shpallur ndalimqarkulllime në përpjekje për të parandaluar edhe një natë tjetër trazirash.

Policia thotë se numri i incidenteve të dhunshme ka rënë që kur hynë në fuqi dekretet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Vetëm një numër i vogël incidentesh është njoftuar qysh dje në mbrëmje.

Të rinj myslimanë me prejardhje afrikanoveriore kanë qenë kryesisht përgjegjës për trazirat që shpërthyen para dy javësh. Qeveria ka premtuar të shqyrtojë ato që shumë francezë thonë se janë shkaqe të dhunës, si papunësia, shkollat e banesat e dobëta dhe racizmi.

Ministri i Brendshëm tha dje se të huajt që kanë nxitur dhunën do të dëbohen nga vendi.

XS
SM
MD
LG