Lidhje

Presidenti Bush nderon 14 veta me Medaljen Presidenciale të Lirisë


Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, presidenti Bush i përshkroi çmimet e Medaljes Presidenciale të Lirisë si nderin më të madh civil në Shtetet e Bashkuara, të dhënë për merita të veçanta në fushat që nga shërbimi publik e deri tek arsimi dhe atletika.

“Të gjithë ata që shpërblehen me medaljen e lirisë e dinë se zënë një vend të veçantë në jetën e vendit tonë dhe kanë fituar respektin dhe dashurinë e popullit amerikan.”

Mes të shpërblyerve me medaljen ishin Paul Rusesabagina – një menaxher hoteli i cili strehoi njerëzit që largoheshin nga genocidi në Ruandë në vitin 1994. Guximi dhe dhembshuria e tij u përshkruan në filmin e njohur në gjithë “Hotel Rwanda.” Një person tjetër i nderuar me këtë medalje ishte i mirënjohuri Muhammad Ali, një nga atletët më të mëdhenj të botës, i cili fitoi medaljen e artë të boksit në lojrat olimpike të vitit 1960.

Aretha Franklin, një nga këngëtaret më të famshme në Amerikë për muzikën kishtare dhe atë shpirtërore mori gjithashtu Medaljen Presidenciale të Lirisë. Njëzet nga këngët e saj më të mira që ishin në vendin e parë ishin në qarkullim për rreth 40 vjet.

“He has become the standard by which central bankers are measured.”

Edhe Alan Greenspan – i cili ka qenë kreu u bankës qendrore amerikane për një kohë të gjatë dhe që njoftoi kohët e fundit se do të dalë në pension, u nderua me këtë medalje. Medaljen e morën edhe artistja Carol Burnett dhe kampioni i golfit, Jack Nicklaus.

XS
SM
MD
LG