Lidhje

Al-Qaida në Irak thotë se katër irakianë kryen sulmet vetvrasëse në Aman të Jordanisë


Al-Qaida në Irak thotë se katër irakianë, përfshirë edhe një çift, kryen tre sulmet vetvrasëse me bomba në Jordani të mërkurën në Amman, ku u vranë 57 njerëz.

Zëvendës kryeministri jordanez Marvan Muasher tha sot në një konferencë shtypi se qeveria nuk ka informata për të konfirmuar deklaratën e publikua në internet nga grupi i Al-Zarkawit. Ai shtoi se 12 persona janë arrestuar, por nuk dha hollësi të tjera.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve u ngrit dje në 57 vetë, kur regjisori arabo-amerikan i kinematografisë, Mustafa Akkad, vdiq nga plagët. Vajza e tij, Rima, e vetmja amerikane e identifikuar mes të vrarëve, u vra menjëherë gjatë shpërthimit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan që po viziton Amanin i dënoi sulmet duke thënë se asnjë ideologji nuk mund të justifikojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Ndërkohë jordanezët vazhdojnë demonstratat për të dytën ditë. Mbreti Abdullah i tha rrjetit CNN se publiku jordanez është tepër i irrituar.

XS
SM
MD
LG