Lidhje

Pirja pasive e duhanit, njësoj e dëmshme për shëndetin


Shumë qytete dhe shtete këtu në Amerikë e kanë të ndaluar pirjen e duhanit në vende publike si zyra, restorante dhe bare. Synimi është ndalimi i ekspozimit të atyre që nuk e pinë duhanin - që ekspertët thonë se ndeshen me të njëjtin rrezik sikur ta pinin vetë, nëse arrijnë të thithin në mushkëritë e tyre tymin e të tjerëve.

Duhani lejohej dikur pothuajse kudo në Shtetet e Bashkuara – përfshi zyrat, baret dhe restorantet. Por pas një numri studimesh mbi rrezikun e pirjes pasive të duhanit, gjërat filluan të ndryshojnë. E ashtuquajtura pirje pasive, quhet tymi që thith një person që vetë nuk pi duhan, por që ekspozozhet ndaj tymit të cigareve, purove, e llullave të personave të tjerë. Dhe në se ekspozimi ndodh për një kohë të gjatë studimet tregojnë se ai është i dëmshëm për shëndetin e tyre.

Kështu që disa qytete dhe shtete amerikane e kanë ndaluar pirjen e duhanit në vende publike. Kjo masë jo vetëm ka arritur synimin për të pakësuar pirjen pasive të duhanit, por sipas mjekut Stanton Glantz të Qendës për Kontrollin e Duhanit, është ulur edhe pirjen e duhanin në përgjithësi: "Kur e ndalon duhanin në vendet e punës, në mjediset publike, restorante dhe bare, njerëzit do të pinë më pak".

Dr. Glantz thotë gjithashtu se thjesht ndalimi i duhanit në vendet e punës ka treguar një ulje të komsumimit të cigareve me 30 përqind. Më shumë se 2 mijë qytete amerikane kanë në zbatim ligje që ndalojnë duhanin.

Në qytetin e Nju Jorkut, nuk lejohet duhani në restorante, bare dhe zyra. Gjatë katër vjetëve të fundit rreth 500 mijë njerëz e kalë lënë duhanin. Në San Francisco, studimet tregojnë se ndalimi i duhanit ka ndihmuar në uljen e rasteve të kancerit të mushkërive me 6 përqind. Shumë kompani në mbarë Amerikën ndalojnë pirjen e duhanit.

David Spalding ka pirë duhan për 20 vjet por e la atë kur punëdhënësi i tij, kompania e siguracionit shëndetësor Blue Cross/Blue Shield në Minnesota ndaloi pirjen e duhanit edhe përreth zyrave të saj. Ai thotë se do të ishte ende duke e pirë duhanin në se kompania e tij nuk do të vinte këtë kufizim. "Do të më duhej t’i hipja makinës dhe të ikja larg zyrave për të pirë një cigare. Kështu që nuk ia vlente".

Nënpresidenti i kompanisë Dr. Marc Manley thotë se zoti Spalding nuk është i vetëm. MARC MANLEY Kur e vendosëm këtë rregull rreth 18 përqind e punonjësve pinin duhan. Pas një viti rreth 15 përqind e tyre hoqën dorë. Në shumë zona ku është ndaluar cigarja në restorante dhe bare, pronarët kanë qënë kundërshtarët kryesor me frikën se duke humbur klientët duhanxhinj do të humbnin fitime. Por studimet në pesë shtete me kufizime për duhanin nuk tregojnë asnjë ndryshim në të ardhurat e bareve dhe restoranteve.

Disa njerëz, si Gretchen Morrison e ndalojnë duhanin edhe në shtëpitë e tyre. "Nuk e bëj vetëm për erën dhe tymin por për shëndetin", thotë ajo. Zonja Morrison thotë se rregullat që i ka vënë vetes e kanë detyruar të pakësojë duhanin me shpresën se një ditë do të arrijë ta lerë.

XS
SM
MD
LG