Lidhje

Serbi: akuza kundër 40 gjykatësve


Autoritete në Serbi ngritën akuza penale kundër 40 gjykatësve në kuadër të një përpjekjeje masive kundër korrupsionit.

Ministri serb i drejtësisë, Zoran Stojkoviç, thotë se ndër të akuzuarit përfshihen kryegjyqtarët e disa gjykatave. Ai e pranoi se në korrupsion janë përfshirë gjykatës nga të gjitha pjesët e vendit. Por ministri nguli gjithashtu këmbë se shteti juridik nuk është i mundur pa një gjyqësor të pastruar nga korrupsioni.

Autoritete të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Serbisë të çrrënjosë korrupsionin, ndërkohë që kjo e fundit fillon bisedimet për marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian. //az//

XS
SM
MD
LG