Lidhje

Sekretarja e Shtetit Rajs ndërmjetëson marrëveshjen për hapjen e kufirit me Rripin e Gazës


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolica Rajs, ndërmjetësoi një marrëveshje mes Izraelit dhe palestinezëve për hapjen e kufirit me Rripin e Gazës.

Pas negociatave që zgjatën gjithë natën, zonja Rajs e përshkroi marrëveshjen si një "hap të madh përpara" për të dy palët. Në bazë të marrëveshjes, kufiri i Gazës me Egjptin në Rafah do të rihapet më 25 nëntor. Linja e autobuzit që lidh Bregun Perëndimor dhe Gazën do të fillojë më 15 dhjetor, ndërsa transporti i kamionëve një muaj më vonë.

Në marrëveshje parashikohet edhe ndërtimi i një porti palestinez në Gaza. Izraeli ka ruajtur kontrollin e kufijve me Gazës dhe të hapësirës së saj ajroe edhe pas tërheqjes nga ky teritor në fillim të kërij viti.

Në një zhvillim tjetër, televizioni palestinez trasnmetoi një fjalim të Presidentit Mahmoud Abbaz në të cilin ai akuzon Izraelin se po përpiqet të nxisë luftën civile duke këmbëngulur se ekstremistët duhet të çarmatosen para se të fillojnë bisedimet e gjithanëshme për paqe. Në vazhim jo njohim më në hollësi me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Sekretarja e Shtetit Rajs mes Izraelit dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG