Lidhje

Mbështjetja për presidentin Bush, në nivelet më të ulta ndonjëherë


Dy anketa të opinionit publik tregojnë se mbështetja për politikat e presidenti Bush vazhdon të mbetet në nivelet më të ulta ndonjëherë.

Në anketat e organizuara nga rrjeti televiziv Fox News dhe revista Newsweek, 36 përqind e amerikanëve thonë se janë dakord me punën e presidentit. Revista Newsweek gjithashtu i pyeti të anketuarit nëse mendojnë se presidenti dhe nën presidenti Dick Cheney janë të sinqertë dhe zbatojnë etikën. 42 përqind u shprehën PO për presidentin Bush ndërkohë që vetëm 29 përqind u shsprehën PO, për nën presidentin Cheney. Ndaj , ish shefit të kabinetit të zotit Cheney, Lewis Libbyt, u ngrit akt-padi muajin e kaluar nën akuza kriminale që lidhen me hetimet rreth nxjerrjes së emrit tek media të një agjenteje të fshehtë të CIA-s.

Gjithashtu edhe presidenti është përballur me kritika të vazhdueshme rreth Irakut dhe dështimit të kandidaturës që ai zgjodhi fillimisht për në në Gjykatën e Lartë, Harriet Myers.

XS
SM
MD
LG