Lidhje

Serbia miraton direktivat për bisedimet mbi statusin e Kosovës


Qeveria e Serbisë njoftoi se ka miratuar direktivat për bisedimet e ardhshme për statusin e Kosovës, sipas të cilave hidhet poshtë çdo lloj zgjidhjeje që ka të bëjë me pavarësinë.

Dokumenti që do t’i paraqitet ligjvënësve në Beograd ditët e ardhshme, mbështet përpjekjet për një marrëveshje kompromisi mbi të ardhmen e Kosovës. Por në dokument hidhet poshtë si pa forcë ligjore çdo zgjidhje që do të vinte në pikëpyetje sovranitetin e Serbisë dhe integritetin e saj territorial.

Shumica shqiptare e banorëve të Kosovës kërkojnë pavarësinë, ndërsa serbët këmbëngulin që ajo të mbetet pjesë e Serbisë.

Në një takim në Moskë, presidenti i Serbisë Boris Tadiç dhe presidenti rus Vladimir Putin bënë paralajmërim kundër çdo zgjidhjeje që do të destabilizonte Ballkanin. Zoti Putin shprehu shqetësim të veçantë lidhur me gjendjen e rreth 200 mijë serbëve që u larguan nga Kosova pas ndërhyrjes ajrore të NATO-s në vitin 1999, që i detyroi forcat serbe dhe jugosllave të sigurisë të largoheshin nga Kosova. Që nga mesi i atij viti, Kosova është nën administrimin e OKB-së.

XS
SM
MD
LG