Lidhje

Presidenti Bush viziton Japoninë


Presidenti Bush ndodhet në Japoni, ku nesër do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Junichiro Kozumi dhe më pas do të shkojë në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në Takimin Vjetor të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Vendeve të Azi-Paqësorit, ASEAN-it.

Zoti Bush mbërriti sot në qytetin e lashtë të Kiotos, ku do të zhvillohet takimi me zotin Koizumi. Bisedimet pritet të përqëndrohen tek gripi i shpendëve, si dhe në vendimin e japonezëve për ndalimin për dy vjet të importimit të mishin të lopës nga SHBA.

Pas Japonisë, presidenti Bush do të shkojë në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në takimin e ASEAN-it, ku do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e Indonezisë dhe të Malajzisë.

Në turneun aziatik prej 8-ditësh Presidenti Bush do të shkojë edhe në Kinë, ku do të zhvillojë bisedime me persidentin Hu Gjintao, si dhe në Mongoli.

XS
SM
MD
LG