Lidhje

Irak: Pesë marinsa humbin jetën gjatë një beteje me kryengritësit


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se në një betejë të armatosur në një qytet kufitar në pjesën perëndimore të Irakut mbetën të vrarë 5 marinsa dhe 16 kryengritës.

Zyrtarët thonë se luftimet shpërthyen në Ubajdi, ku forcat amerikane vazhdojnë përpjekejt për të çrrënjosur kryengritësit nga zonat pranë kufirit me Sirinë.

Zyrtarët thanë se shpërthimi i një bombe artizanale të martën pranë Bagdadit shktoi vdekjen e një ushtari amerikan.

Ndërkohë, partia kryesore politike suni e Irakut po kërkon hapjen e një procesi hetimor ndërkombëtar në lidhje me akuzat se të burgosur suni ishin abuzuar dhe ndoshta torturuar në një burg të fshehtë të Ministrisë së Brendshme në Bagdad.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë ofruar të mbështesin një proces hetimor irakian në këtë burg.

Disa burime suni akuzojnë se burgu drejtohet nga milicia shiite Organizata Bedër. Grupi shiit e hedh poshtë këtë akuzë.

Trupat amerikane thanë se në burg ishin rreth 170 të burgosur kur e zbuluan atë të dielen.

XS
SM
MD
LG