Lidhje

Takimi Bush-Roh: një Kore e Veriut me armë bërthamore nuk do të tolerohet


Presidenti Bush dhe presidenti koreanojugor Roh Mu Hjun thanë se një Kore e Veriut me armë bërthamore nuk do të tolerohet dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet me mjete diplomatike.

Dy udhëheqësit e bënë deklaratën e përbashkët pas takimit që patën sot në kryeqytetin e lashtë të Koresë së Jugut, Gjongju.

Në konferencën e shtypit, Presidenti Bush ritheksoi refuzimin e Uashingtonit ndaj kërkesës së Penianit për një reaktor bërthamor me ujë të lehtë si kusht për çarmatimin e tij.

Ai tha se koha e përshtatëshme për diskutimin e kësaj çështjeje do të jetë kur Peniani të ketë hequr dorë në mënyrë të verifikueshme nga programi i tij i armëve bërthamore.

Dy udhëheqësit thanë se kishin diskutuar edhe për nevojën e zëvendësimit me një traktat paqeje të armëpushimit që i dha fund luftës së Koresë të viteve 1950-53, me qëllim që të ulet tensioni ushtarak në gadishull.

Nesër, dy udhëheqësit do të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të Azi-Paqësorit për Bashkëpunimin Ekonomik që mbahet në qytetin port të Busanit.

XS
SM
MD
LG