Lidhje

OBSH: numri i të infektuarve me gripin e shpendëve në Kinë mund të rritet


Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ka shumë mundësi që të shtohet numri i njerëzve në Kinë të infektuar me gripin e shpendëve.

Paralajmërimi vjen pas konfirmimit të bërë dje nga Kina për dy rastet e saj të para të prekjes së njerëzve nga virusi i gripit të shpendëve H5N1, i cili mund të jetë vdekjeprurës. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë tha sot se është i kënaqur lidhur me përpjekjet e qeverisë për luftimin e sëmundjes por shtoi se Kina ende ka përballë sfida të mëdha. Ai vuri në dukje se më shumë se 70 përqind e 14 miliard shpendëve shtëpiakë të Kinës mbahen nëpër oborret e shtëpive.

Sot, media shtetërore e Kinës njoftoi për dy shpërthime të reja të gripit të shpendëve. Pekini ka deklaruar se do të vaksinojë të gjithë shpendët shtëpiakë. Ndërkohë, ministri indoneziane e shëndetësisë njoftoi se dy vajza të reja vdiqën javën e kaluar nga gripi i shpendëve.

XS
SM
MD
LG