Lidhje

Irak: Presidenti Talabani i gatshëm të takohet me kryengritësit.


Presidenti i Irakut Xhalal Talabani tha se ai është i gatshëm të zhvillojë bisedime me kryengritësit irakianë dhe anëtarë të regjimit të mëparshëm.

Ai tha në konfereencën e Kairos mbi pajtimin kombëtar se si president, ai do të takohej me çdo qytetar irakian, edhe me ata që ai i cilësoi si kriminelë.

Zoti Talabani tha se deri tani nuk ka pasur kontakte të tilla me kryengritës, të cilëve ai u bëri thirrje të çarmatosën dhe të marrin pjesë në procesin politik.

Por, al-Kaida në Irak tha përmes një deklarate në Internet se do t’i vazhdojë sulmet.

Zyrtarët amerikanë thonë se po shqyrtojnë njoftimet se kreu i grupit terrorist, Abu Musab Zarkaui, ishte vrarë të shtunën një një sulmi në Mosul. Shtëpia e Bardhë tha se ka shumë mundësi që këto njoftime të mos jenë të vërteta.

Ndërkohë tre ushtarë të koalicionit, dy amerikanë dhe një britanik u vranë në incidente të veçanta në Irak.

XS
SM
MD
LG