Lidhje

Raporti i OKB-së: Rreth 40 milionë e 300 mijë njerëz në botë të infektuar nga virusi HIV


Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara mbi Sidën, rreth 40 milionë e 300 mijë njerëz në mbarë botën janë infektuar nga virusi HIV. Gati 5 milionë u infektuan nga ky virus vetëm këtë vit.

Studimi u krye nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për Sidën dhe nga Organizata Botërore e Shëndetsisë. Ndërsa disa shifra janë alarmuese, pasi më shumë njerëz se kurrë më parë jetojnë me virusin HIV, pati gjithashtu zhvillime pozitive në luftën kundër Sidës. Drejtori Ekzekutiv i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Sidën, Peter Piot, foli në New Delhi të Indisë, ku u publikua raporti.

“Për herë të parë pas një kohe të gjatë kemi të bëjmë me një mesazh pozitiv e inkurajues.” - thotë zoti Piot.

Dr. Piot tha se në disa vende të Afrikës nën-sahariane dhe të Karaibeve rritmi i përhapjes së virusit HIV ka pësuar rënie. Megjithatë, po sipas raportit, Afrika nën-sahariane vazhdon të jetë rajoni i goditur më rëndë nga Sida: 25,8 milion njerëz janë të infektuar nga virusi HIV, gati 2 të tretat e numrit të përgjithshëm të botës. Në raport përmenden gjithashtu rajone ku epidemia e Sidës po përhapet me shpejtësi.

“Rajoni me përhapjen më të shpejtë të Sidës është Evropa Lindore dhe Azia qëndrore, vendet e ish Bashkimit Sovjetik, ku numri i njerzve që jetojnë me virusin HIV është shtuar 20 herë në më pak se 10 vjet. 20 herë.” - thotë zoti Piot

Shumë prej infeksioneve të reja në këto zona janë rezultat i marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe marjes së drogave me injeksion. Sipas raportit, në shkallë botërore, janë përmirësuar kurat për frenimin e virusit për pacientët me HIV, por Dr. Piot thotë se pacientë të tjerë kanë nevojë për këto kura. “Vdekjet nga virusi HIV shkaktohen për vetë faktin se jo çdo njeri, që duhet të kalojë nëpër kurat për parandalimin e avancimit të HIV-it, i mer ato.” Rreth 300 mijë vdekje u shmangën vitin e kaluar si rezultat i kurave, por në raport thuhet gjithashtu se vetëm 1 në 10 afrikanë dhe 1 në 7 aziatikë, që kanë nevojë për një terapi të tillë, në fakt e marin atë. Në raport thuhet se një faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen e infeksioneve nga Sida është se njohuria se si transmetohet virusi HIV ishte shumë e ulët, veçanërisht në Afrikën jugore dhe Azinë jugore. Më shumë se 25 milion njerëz kanë vdekur nga Sida që kur kjo sëmundje u zbulua në vitin 1981, duke e bërë atë një prej epidemive më shkatërrimtare në histori. B R I D G E

XS
SM
MD
LG