Lidhje

SHBA: Hapet në Atlanta akuariumi më i madh në botë


Akuariumi më i madh në botë u hap në Atlanta të shtetit amerikan Xhorxha. Akuariumi i përngjan një anijeje të madhe që çan mes dallgëve dhe brenda tij janë të paktën një mijë lloje peshqish që përfaqësojnë 500 specie nga e gjithë bota.

Ai është shumë më i madh sesa akuariumi më i madh i botës dhe të bën të ndjehesh sikur je në botën e Atlantisit. Më tepër se 500 lloje krijesash të detit vijnë nga lart dhe notojnë në simfoninë e ngjyrave. Shifrat janë marramendëse. Në këtë kompleks ka mëse 25 milion litra ujë, aty notojnë rreth 100 mijë peshq dhe dy prej tyre janë midis më të mëdhenjve të llojit.

" Gjithkush do të donte të vinte këtu për të parë peshkaqenët, ata janë të mrekullueshëm. Tani janë rreth 6 metra dhe mund të arrijnë deri në 18 metra", thote Bernie Marcus, një nga themeluesit e kompanisë gjigande Home Depo, e cila e ka qendrën në Atlanta. Ky akuarium gati 300 milion dollarësh është dhurata e tij për qytetin.

"Kur sheh fytyrat e gëzuara të njerëzve e kupton se është një investim që ja vlen," thotë Marcus.

Kjo qendër është kombinim i argëtimit për publikun dhe një laboratori kërkimor për shkencëtarët.

"Për ne ky është një laborator i vërtetë, pasi me këta peshkaqenë është shumë e vështirë të punosh në kushte të tjera. Peshkaqenët që janë këtu nuk i gjen në asnjë akuarium tjetër,"- thotë biologu Robert Hjuter.

Njeriu e ka të vështirë ta besojë se e gjithë kjo ndodh në qendër të Atlantës.

XS
SM
MD
LG