Lidhje

Kancelarja e re gjermane vazhdon udhëtimin e parë zyrtar jashtë vendit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vazhdon sot udhëtimin e saj të parë zyrtar jashtë vendit, me një vizitë në Britani ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin britanik Tony Blair.

Zonja Merkel, e cila mori detyrën të martën, ka bërë thirrje për lidhje më të forta si me Bashkimin Evropian, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara. Marrëdhëniet me Washingtonin u ftohën për shkak të kundërshtimit të fortë të ish-Kancelarit Shrëder ndaj luftës në Irak.

Pas bisedimeve me zyrtarë të NATO-s në Bruksel, ajo e cilësoi dje aleancën si institucionin ku vendet anëtare diskutojnë rreth shqetësimeve e tyre politike. Por, ajo tha se Gjermania do ta vazhdojë politikën e stërvitjes së ushtrisë irakiane vetëm jashtë Irakut.

Në Paris, zonja Merkel dhe Presidenti francez Jacques Chirac konfirmuan lidhjet e forta mes dy vendeve dhe thanë se si Franca, ashtu edhe Gjermania duhet të luajnë rol qendror për të përballuar sfidat madhore të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG