Lidhje

Irak: Të paktën 34 vetë gjejnë vdekjen në shpërthime të veçanta


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 34 vetë gjetën vdekjen dje nga shpërthime të veçanta të makinave bombë në jug të Bagdadit.

Autori i njërit sulm hodhi makinën e tij në erë pranë një spitali në qytetin Mahmudija, duke shkaktuar vdekjen e 30 vetëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, përfshirë 4 ushtarë amerikanë.

Ushtria amerikane njofton se shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve pranë Bagdadit dhe të tre të tjerë vdiqën nga plagët që kishin marrë të mërkurën.

Në Bagdad, avokatët mbrojtës në gjyqin e Sadam Huseinit thanë se do të marrin pjesë në seancën paragjyqësore të hënën, pavarësisht nga kërcënimet për ta bojkotuar atë si pasojë e vrasjes së dy kolegëve të tyre.

Avokati Isam Gazaui tha se ekipi mbrojtës do të paraqitet për të parandaluar emrimin nga gjykata të avokatëve të tjerë mbrojtës. Ai shtoi se ende nuk janë zgjidhur të gjitha çështjet rreth sigurisë së avokatëve mbrojtës.

Një zyrtar amerikan tha të merkurën se avokatët mbrojtës kishin pranuar ofertat nga qeveria irakiane për përmirësimin e sigurimit.

XS
SM
MD
LG