Lidhje

Konferencë për ripajtimin në Irak, e organizuar nga Lidhja Arabe


Konferenca për ripajtimin në Irak, e organizuar nga Lidhja Arabe, u mblodh kohët e fundit në Kairo të Egjiptit. Në konferencën 3 ditore morën pjesë irakianë të të gjitha bindjeve politike e fetare.

Në përfundim të saj, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Musa, lexoi një deklaratë rreth së cilës ranë dakord të gjithë pjesëmarrësit. Në deklaratë dënohej “terrorizmi dhe aktet e dhunës, vrajet dhe rrëmbimet si dhe vënia në shënjestër e civilëve irakianë, organizatave humanitare, civile dhe qeveritare, pasuria e vendit dhe qendrat fetare.”

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack tha se Shtetet e Bashkuara “mbështesin parimet bazë të konferencës.”

“Ideja që grupe të ndryshme, grupe irakiane, që mblidhen së bashku, grupe të ndryshme të angazhuara për diskutime paqësore, mblidhen së bashku për të zgjidhur nëpërmjet dialogut mosmarrëveshje, që mund të kenë mes tyre. Ne mendojmë se procesi i diskutimeve dhe dialogut politik është ai nga i cili më në fund do të përfitojnë këto grupe dhe i gjithë populli irakian.”

Zëdhënësi i departamentit të shtetit Sean McCormack tha se udhëheqësit politikë të Irakut po angazhohen në një proces për të përfshirë një spektër më të gjerë irakianësh.

Shtetet e Bashkuara, tha zoti McCormack, u kanë bërë thirrje udhëheqësve të Irakut që të bëjnë pikërisht këtë, të përpiqen të përfshijnë në procesin politik sa më shumë irakianë që të jetë e mundur dhe të distancohen nga çdo mbështetje për ata elementë që kundërshtojnë me dhunë atë që populli irakian po përpiqet të ndërtojë në Irak.

XS
SM
MD
LG