Lidhje

Hapet kufiri mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit


Palestinezët morën zyrtarisht kontrollin e një pikëkalimi të rëndësishëm kufitar që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin dhe me botën. Në një ceremoni festive sot me pjesëmarrjen e qindra personaliteteve të larta dhe të ftuar të tjerë, udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, simbolikisht dorëzoi pasaportën për t’u vulosur në pikëkalimin e sapohapur Rafah.

Palestinezët shpresojnë se pikëkalimi Rafah do të gjallërojë ekonominë, duke lejuar eksportimin e mallrave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.

Izraeli e mbylli pikëkalimin Rafah në shtator, pas tërheqjes nga Gaza dhe nuk kishte pranuar ta rihapte atë, por Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, arriti të siguronte hapjen duke bërë të mundur dërgimin e vëzhguesve evropianë atje.

Pikëkalimi do të jetë i hapur për katër orë të shtunën dhe kjo periudhë mund të zgjatet pas dislokimit të vëzhguesve evropianë atje.

XS
SM
MD
LG