Lidhje

Shkelja e lirisë së besimit fetar në Kinë


Ndërsa mori pjesë në shërbimet fetare në një kishë protestante në Pekin, presidenti Bush i bëri përsëri thirrje qeverisë kineze që të respektojë të drejtat e popullit kinez për lirinë e fesë. “Një shoqëri që e mirëpret fenë, tha ai, është një shoqëri e matur, është një shoqëri e plotë.” “Shpresoj që qeveria e Kinës të mos ketë frikë nga të krishterët, që mblidhen për të ushtruar hapur fenë e tyre. Një shoqëri e shëndetshme është ajo shoqëri që mirëpret të gjitha besimet fetare dhe i jep popullit mundësinë që të shprehet nëpërmjet bezimit tek Zoti.”

Kina u cilësua këtë vit në raportin e Departamentit të Shtetit mbi lirinë fetare në botë si një prej 8 vendeve, që përbëjnë shqetësim, sepse vazhdon shkelja e rëndë e lirive fetare. Në Kinë, sipas llogaritjeve, numri i të krishterëve që praktikojnë fenë e tyre në të ashtuquajturat kisha shtëpi të parregjistruara është shumë më i madh se sa numri i të krishterëve që praktikojnë besimin e tyre në kishat e miratuara nga shteti. Pa njohje ligjore, këto komunitete janë në rrezik që kishat e tyre të mbyllen e të shkatërrohen dhe udhëheqësit e tyre të arrestohen e të burgosen.

Pakica myslimane e Kinës, budistët e Tibetit dhe komunitetet e tjera, që shikohen si kërcënim për partinë komuniste, përballen gjithashtu me një mbikqyrje në rritje nga ana e qeverisë.

Në raportin e Departamentit të shtetit mbi liritë fetare në botë thuhet se zyrtarët kinezë të sigurimit në disa zona përdorin kërcënimet, shkatërrimin e pasurisë së parregjistruar, hetimin, ndalimin dhe torturën kundër udhëheqësve të grupeve të paautorizuara fetare dhe pasuesve të tyre.

Besimtarët e Falung Gongut, që refuzojnë të tërhiqen nga besimet e tyre, kërcënohen ashpër me burgim. Njoftohet se disa prej tyre janë torturuar deri në vdekje. Një numër veprimtarëve, që janë përpjekur t’i njoftojnë këto abuzime jashtë vendit, u janë ngritur akt-padi nën akuzën se u kanë dhënë ilegalisht sekrete shtetrore agjencive të huaja. Në zonat e banuara nga tibetas, qeveria kineze vazhdon të ushtrojë kontroll të ashpër ndaj praktikave qeveritare fetare.

Figura më e rëndësishme në budizmin tibetian, Dalai Lama, nuk lejohet nga qeveria kineze të kthehet në Tibet, kryesisht sepse kinezët mendojnë se ai është përkrahës i pavarësisë së Tibetit. Presidenti Bush u bëri thirrje udhëheqësve kinezë që ta ftojnë Dalai Lamën të kthhet në mënyrë që ai u thotë atyre se nuk dëshiron një Tibet të pavarur.

Siç është shprehur edhe presidenti Bush, duke përmbushur kërkesat legjitime të qytetarëve kinezë për liri dhe hapje, udhëheqësit e Kinës mund të ndihmojnë që vendi i tyre të bëhet një vend moder, i begatë dhe me bindje. Populli kinez nuk meriton asgjë më pak.

XS
SM
MD
LG