Ish presidenti finlandez Marti Ahtisari tha se ka marrë shumë informacione, të cilat do të krijojnë një bazë të fortë për bisedimet e ardhshme mbi të ardhmen e Kosovës.
Duke folur pas takimeve në Beograd me presidentin serb Boris Tadic dhe zyrtarë të tjerë, zoti Ahtisari refuzoi të bënte spekullime rreth kohës për zhvillimin e bisedimeve. Por tha se shpreson që t’i afrojë dy palët më pranë njera tjetrës për negociata të drejtpërdrejta në fillim të vitit të ardhshëm.
Zoti Tadic ka sugjeruar ndarjen e Kosovës sipas vijave etnike dhe rajoneve të banuara nga serbët dhe shqiptarët. Ai dhe udhëheqës të tjerë serbë kanë riafirmuar gjithashtu kundërshtimin e fortë ndaj kërkesave të palës shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe kanë ngulur këmbë që Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë.
Në kuadër të misionit të tij zoti Ahtisari do të udhëtojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.