Lidhje

Iran: Një tërmet i fuqishëm godet bregun jugor


Një tërmet i fuqishëm tronditi rajonet jugore pak të banuara të Iranit, përgjatë brigjeve të Gjirit Persik, duke shkaktuar të paktën 10 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njofton se tërmeti me magnitutë 5, 9 ra sot në mesditë në afërsi të ishullit Qeshm.

Sipas njoftimeve spitalet vendore janë mbushur me të dëmtuar. Nuk ka njoftime për dëdme në shkallë të gjerë ose të dëmtuar të shumë në zonën më të madhe të banuar aty pranë, qytetin-port të Bandar-Abasit. Autoritetet po ashtu thonë se qyteti Qeshm, nuk është dëmtuar rëndë.

Dëmet më të mëdha tërmeti i shkaktoi në 5-6 fshatra në pjesën perëndimore të ishullit. Qeshmi është ishulli më i madh iranian në Gjirin Persik me një popullsi prej 100 mijë banorësh.

Në shkurt një tërmet me fuqi 6, 4 në qytetin e Zanradit, në veri të ishullit të Qeshmit, shkaktoi 600 viktima. Dhe dy vjet më parë, qyteti i Bamit, në juglindje të Iranit, u rafshua nga një tërmet me magnitutë 6, 7 që la mbi 31 mijë të vdekur.

XS
SM
MD
LG