Lidhje

Kinë: Rifillon furnizimi me ujë të pishëm në qytetin Harbin


Qyteti kinez i Harbinit me një popullsi prej 4 milionë banorësh, po furnizohet sot me ujë të pijshëm, pas një ndërprerjeje 5 ditore, për shkak të ndotjes së lumit që furnizon qytetin.

Televizioni shtetëror tregoi pamje të guvernatorit të provincës duke pirë një gotë ujë të zier dhe duke i garantuar banorët se nuk ka rrezik të përdorin ujin. Por agjencia Associated Press citon zëvendës drejtorin e ndërmarrjes ujore të qytetit, i cili thotë se banorët nuk duhet të nxitojnë për të pirë ujin edhe nëse ai është i zier. Zyrtari tha se uji mund të jetë ndotur për shkak të qëndrimit për kohë të gjatë në tubacione dhe po ashtu mund të jetë ndotur edhe nga derdhja e benzinës në lum.

Zyrtarët thonë se njolla e benzinës që shtrihet në një gjatësi prej 80 kilometrash në lumin Songhua është larguar nga qyteti dhe pritet të mbërrijë në territorin rus brenda disa ditësh. Më 13 nëntor nga shpërthimi në një uzinë kimike u derdhën rreth 100 tonelata benzinë në lum.

XS
SM
MD
LG