Lidhje

Uashingtoni do t’i japë përgjigje kërkesës evropiane rreth njoftimeve për qendra të fshehta burgimi në Evropë


Departamenti i Shtetit thotë se Uashingtoni do t’i japë përgjigje kërkesës evropiane rreth njoftimeve se CIA operon qendra të fshehta burgimi në Evropë. Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs diskutoi për këtë çështje dje me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë të cilit i tha se një veprimtari e tillë ka qënë në përputhje me ligjin amerikan.

Administrata e Presidentit Bush ende nuk pranon të konfirmojë ose mohojë njiftimet rreth qendrave të fshehta të burgimit dhe transportimit përmes ajrit në Evropë të të dyshuarve për terrorizëm.

Megjithatë Departamenti i Shtetit premtoi të kthejë përgjigje për një kërkesë me shkrim të bërë nga presidenca e Bashkimit Evropian rreth këtij njoftimi, duke theksuar ndërkohë se një aktivitet i tillë i mundshëm nuk ka qënë në kundërshtim me ligjet e Shteteve të Bashkuara ose me detyrimet ndërkombëtare të Amerikës.

Zyrtarët thonë se kjo çështjke u ngrit gjatë takimit, por nuk ishte tama kryesore e bisedimeve midis Sekretares së Shtetit Condoliza Rajs dhe Ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Në një konfercë shtypi pas takimit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Shon Mekormak tha se administrata e kupton se njoftiomet për qendra burgimi dhe fluturimet në aeroportet evropiane kanë shkaktuar shqetësim në Evropë, duke shtuar se zonja Rajs i tha zyrtarit gjerman se shqetësime të tilla do të marin përgjigje.

“Sekretarja Rajs e siguroi Ministrin e Jashtëm se veprimet e Shteteve të Bashkuara janë në përputhje me ligjet amerikane dhe me Kushtetutën dhe se Uashingtoni i respekton detyrimet e veta ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se Presidenca e Bashkimit Evropian do të dërgojë një kërkesë zyrtare për këto çështje dhe Sekretarja Rajs e siguroi minsitirn e jashtëm se Shtetet e Bashkaura do t’i kthejnë përgjigje kësaj kërkese.”

Zëdhënësi Mekormak tha se përgjigja amerikane ndaj kërkesës së Bashkimit Evropian do të varet nga natyra si do të formulohet pyetja e tyre, por ai la të kuptohet se përgjigja do të ketë të bëjë me thelbin e problemit për njoftimet për burgjet e fshehta, gjë që deri tani, të paktën publikisht, zyrtarët nuk kanë pranuar ta komentojnë.

Po ashtu zëdhënësi tha se Sekretarja Rajs do të jetë e përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi këtë çështje gjatë vizitës në Gjermani, Rumani, Ukrainë dhe Belgjikë javën e ardhshme që do të kulmojë me takimin e minsitrave të jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel.

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, ka filluar hetimet e saj mbi këtë çëshjtje, dhe Komisionieri evropian për Drejtësinë Franco Fratini tha të hënën se mund të ketë sanksione ndaj vendeve anëtare që mund të kenë pranuar të ngrenë burgje të tilla të fshehta.

Zoti Mekormak tha se pyetjet rreth këtij aktiviteti të përfolur të CIA-s janë legjitime dhe se adminsitrata do t’u japë atyre përgjigje në kohën e duhur, duke shtuar në të njejtën kohë se kritikët duhet të tërhiqen paksa dhe ta shohin luftën kundër terrorizmit në një kontekst më të gjerë.

“Ajo që po përpiqemi të bëjmë së bashku është të luftojmë një armik të përbashkët, që ëshjtë i vendosur të godasë çdo aspekt të jetës tonë, liritë që i kemi të përbashkëta me Gjermaninë dhe çdo vend tjetër evropian. Ministri i Jashtëm gjerman dhe Sekretarja e Shtetit ranë dakort se detyra parësore e çdo qeverie është të mbrojë qytetarët e saj.”

Nga ana e tij Ministri i Jashtëm gjerman u tha gazetarëve se ishte i kënaqur që me Sekretaren Rajs diskutuan gjerësisht për këtë çështje dhe se ishte veçanërisht i kënaqur që Shtetet e Bashkaura e prnaonin se kjo çështje ka ngjallur shqetësim në parlamentet evropiane dhe në opinionin publik.

Takimi 45 minutash ishin i pari i një rangu të tillë midis adminsitratës amerikane dhe qeverisë së re të Kancelares Angela Merkel.

Dialogu do të vazhdojë nga nënsekretari i shtetit Robert Zollik, i cili u nis dje nga Uashingtoni për në Berlin dhe nga vizita e zonjës Rajs në Berlin javën e ardhshme.

Zëdhënësi Mekormak tha se gjatë turnut evropian do të diskutohet edhe për programin bërthamor të Iranit, gjendjen në Afganistan dhe nevojën për konsolidimin e demokracisë në Ukrianë si dhe problemet e të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

XS
SM
MD
LG