Lidhje

Kancelarja Merkel mban fjalimin e parë të rëndësishëm në parlament


Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi se qeveria e saj nuk do të epet ndaj kërcënimeve të kryengritësve që kanë rrëmbyer një arkeologe gjermane në Irak.

Në fjalimin e parë të rëndësishëm në parlament zonja Merkel tha se Gjermania po bën gjithçka të mundur për kthimin e sigurt të arkeologes dhe shoferit të saj. Në frontin e brendshëm, zonja Merkel premtoi të rigjallërojë ekonominë e plogësht të Gjermanisë. Ajo tha se koalicioni i saj kërkon të krijojë kushte që do ta bënin Gjermaninë përsëri një nga tre ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë brenda 10 vjetësh.

Zonja Merkel bëri betimin si kancelarja e parë grua e Gjermanisë më 22 nëntor. Ajo drejton një koalicion të përbërë nga partia e saj Bashkimi Kristiandemokrat dhe ajo më liberale e paraardhësit të saj Gerard Shrëder.

XS
SM
MD
LG