Lidhje

Anketat parashikojnë humbje të partisë Likud në zgjedhjet e marsit në Izrael


Një anketë e opoinionit publik në Izrael tregon se partia në fuqi Likud do të pësonte një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për në muajin mars.

Anketa, e botuar sot në gazetën e përditëshme Yediot Ahronot, tregon se partia Likud e krahut të djathtë do të merrte vetëm 10 vende në parlament, nga 40 që ka tani. Partia e re e qendrës Kadima e kryeministrit Ariel Sharon, do të merrte 34 vende, ndërsa partia Laburiste 27.

Anketa botohet ndërkohë që politikani i vjetër Shimon Peres pritet të vendosë nëse do të largohet nga laburistët për të bashkuar forcat me kryeministrin Sharon.

Zoti Sharon u largua nga Likudi javën e kaluar për shkak të revoltës së deputetëve të djathtë, të cilët e kundërshtuan vendimin e tij për tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës. Zoti Peres e mbështeti planin e tërheqjes.

XS
SM
MD
LG