Lidhje

Londër: dënohen 5 shqiptarë për trafikim femrash nga Evropa Lindore


Një gjykatë e Londrës dënoi 5 shqiptarë me afate burgimi deri në 18 vjet pas shpalljes së tyre fajtorë nën akuzat për trafikim femrash nga Evropa Lindore të cilat i detyronin të merreshin me prostitucion.

Grupi në fjalë administronte 7 shtëpi prostitucioni në lagje të ndryshme të Londrës, ku mbante vajza një pjesë e të cilave ishin joshur nga vendet e Evropës Lindore me premtime për një jetë më të mirë.

Autoritetet britanike thonë se e kishin goditur rrjetin në fjalë pas kërkimit në gjithë vendin për një vajzë 16 vjeçare nga Lituania familja e së cilës kishte njoftuar për zhdukjen e saj.

Në fillim të vitit, policia bastisi disa objekte të administruara nga kjo bandë dhe liroi një numër grash të cilat thanë se ishin detyruar prej tyre të merreshin me prostitucion dhe të pranonin klientë çdo ditë të javës.

XS
SM
MD
LG