Lidhje

Irak: Ushtria amerikane pësoi një prej humbjeve më të mëdha të trupave në një incident të vetëm


Ushtria amerikane pësoi një prej humbjeve më të mëdha të trupave në një incident të vetëm në Irak, nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në afërsi të Falluxhas.

Në një deklaratë sot ushtria tha se 10 marinsa u vranë dhe 11 u plagosën dje ndërsa po patrullonin zonën në këmbë. Pajisja që shpërtheu ishte ndërtuar nga disa predha artilerie.

Trupat amerikane kanë kryer operacione kundër kryengritësve për të siguruar zonën në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji. Një tjetër marins u vra në Falluxha në fillim të javës.

Më në perëndim në Ramadi, trupat amerikane dhe irakiane ndërmorrën një ofensivë të re kundër kryengritësve. Ky është i pesti në serinë e operacioneve të përbashkëta kundër terroristëve të Al-Kaidës në Irak që veprojnë përgjatë luginës së Lumit Eufrat

Ndërkohë në Bagdat, qindra myslimanë shiit dhe suni dolën në rrugët e Bagdatit për të demonstruar bashkimin kundër dhunës sektare.

XS
SM
MD
LG