Lidhje

OSBE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk iu përgjigj siç duhet dhunës së marsit 2004


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk iu përgjigj siç duhet dhunës etnike atje në mars të vitit 2004.

Në një raport të OSBE-së theksohet se është me shumë rëndësi për çdo shoqëri që të ketë një sistem gjyqësor të efektshëm, me qëllim që të mbizotërojë shteti ligjor. Por kryetari i misionit të kësaj organizate në Kosovë, ambasadori Warner Wnendt, tha se përgjigja e gjyqësorit të Kosovës ndaj krimeve në trazirat e marsit nuk ishte e fuqishme sa duhet.

Në raport citohen vështirësitë për mbledhjen e të dhënave, kërcënimi i dëshmitarëve dhe problemet me vonesat në ngritjen e akuzave dhe dënimin e personave përgjegjës për aktet kriminale.

Në mars të vitit 2004, 19 sërbë u vranë dhe mijra të tjerë mbetën pa strehë.

XS
SM
MD
LG