Lidhje

OBSH-ja konfirmon rastin e 8-të të vdekjes nga gripi i shpendëve tek njerëzit në Xhakarta


Autoritetet ukrainase vendosën regjim karantine në zona të Krimesë ku është shfaqur gripi i shpendëve. Zyrtarët urdhëruan asgjësimin e të gjithë shpendëve në 5 fshatra të prekura pasi u zbuluan shpend të ngordhur nga tipi H5 i gripit të shpendëve.

Autoritet po dërgojnë tani mostra për analiza në Britani e Itali për të përcaktuar nëse është fjala për tipin H5N1 që ka shkaktuar vdekjen e 70 personave në Azi që nga viti 2003.

Ndërkaq, zyrtarë në Xhakarta thanë se Organizata Botërore e Shëndetisë ka konfirmuar viktimën e 8 në Indonezi. Sipas tyre, analizat e zhvilluara në një laborator të Hong Kongut tregojnë se një 25-vjeçare që vdiq në fillim të kësaj jave, ishte e sëmurë me virusin H5N1 të gripit të shpendëve.

Ekspertë të shëndetësisë druhen se virusi mund të ndryshojë formë dhe të lehtësisht i transmetueshëm ndërmjet njerëzve dhe të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve.

XS
SM
MD
LG