Lidhje

Irak: 10 marinsa amerikanë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe


Ushtria amerikane thotë se shpërthimi i një bombe në anë të rrugës shkaktoi vdekjen e 10 marinsave dhe plagosjen e 11 të tjerëve në afërsi të qytetit irakian të Falluxhës.

Në një deklaratë të djeshme, ushtria thotë se bomba ishte ndërtuar me disa predha artilerie dhe se trupat u vranë të enjten gjatë patrullimit të zonës në këmbë.

Në, deklaratë thuhet gjithashtu se 7 nga të plagosurit u kthyen më pas në shërbim dhe se pjesa tjetër e njësisë së tyre vazhdoi operacionet kundër kryengritësve në Falluxha dhe zonat përreth për të ndihmuar në përmirësimin e sigurimit në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji.

Po të premtën, ushtria tha se tre ushtarë amerikanë humbën jetën në një aksident rrugor në jug të Bagdadit dhe një ushtar tjetër vdiq nga plagët që mori një ditë më parë kur automjeti i tij u gadit nga një raketë në Ramadi.

Më shumë se 2 mijë e 100 trupa amerikane janë vrarë që nga fillimi i luftës në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG