Lidhje

Martesa e miliarderes greke Athina Onassis në San Paulo të Brazilit


Miljarderja greke Athina Roussel Onassis martohet sot me yllin e hipizmit nga Brazili Alvaro Affonso de Miranda në një ceremoni që nga shtypi është cilësuar si madhështore.

Trashëgimtarja 20-vjeçare e një pasurie prej disa miliarda dollarësh, martohet me 32 vjeçarin, Affonso de Miranda në një muze arti në San Paulo. Njoftimet bëjnë të ditur se ajo do të veshë një fustan të stilistit Valentino dhe se 1 mijë shishe shampanje të shtrenjtë do të shërbehen për 750 të ftuarit. Çifti u ka kërkuar dasmorëve që në vend të dhuratave të martesës, të dhurojnë para për shoqata bamirëse. Athina është e mbesa e manjatit grek të transportit detar Aristotel Onassis.

Njoftimet e shtypit bëjnë gjithashtu të ditur se kur mbushi 18 vjeç, ajo trashëgoi prona me vlerë ndërmjet 1 dhe 3 miliardë dollarëve. Çifti u njoh në vitin 2002 në Belgjikë dhe të dy kanë të njëjtin pasion për kuajtë.

XS
SM
MD
LG